Hulumtimet e ekspertëve kanë treguar se adhuruesit e humorit të zi kanë IQ (koeficient inteligjence) më të lartë.
Studimi është drejtuar nga Ulrike Willinger nga Universiteti Mjekësor i Vjenës dhe ka përfshirë meshkuj dhe femra të niveleve të ndryshme arsimore, ndërsa mosha mesatare e tyre ishte 33 vjeçare.
Të gjithëve iu dha një test inteligjence që përfshin arsyetimin verbal dhe joverbal. Atyre iu dhanë gjithashtu pyetje duke u kërkuar të vlerësonin gjendjen shpirtërore dhe nivelet e tyre të agresionit, derisa më pas ata analizuan karikaturat satirike të artistit Uli Stein.
Personat që preferonin humorin e zi, kishin rezultate të larta në testin e inteligjencës. Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore Cognitive Process.
“Rezultati më domethënës është se pjesëmarrësit që pëlqejnë humorin e zi janë shumë më inteligjentë, kanë një nivel më të lartë arsimor, rrallë kanë çrregullime të humorit dhe dinë të kontrollojnë agresionin”, thuhet mes tjerash në raport. /Telegrafi/