Telegrafi

Personat që jetojnë afër natyrës janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm

Ka një arsye se përse disponimi ju rregullohet pas një ecjeje në park: ‘rrethimi’ i vetvetes me natyrë ju bën më të lumtur dhe më të shëndetshëm, sipas  “Friends of Earth Group”

Pas eksperimenteve dhe studimeve të shumta, hulumtuesit kishin konkluduar se njerëzit të cilët jetojnë afër natyrës – siç janë pemët, parqet dhe hapësirat tjera të gjelbra – janë më aktivë dhe më pak të prirë të jenë mbipeshë ose të kenë probleme me depresion, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që e kemi parë natyrën të jetë e lidhur me shëndet më të mirë mendor.

istockphoto

Ecja në hapësira të gjelbra konsiderohet si një mënyrë natyrale për lehtësimin e shqetësimit dhe depresionit. Kjo për shkak se shpenzimi i kohës me “Nënën Natyrë” ju ndihmon t’i mposhtni mendimet negative të cilat krijojnë disponim të keq.

Prandaj, përdoreni këtë informacion si arsyetim për të dalë jashtë sot: Dilni ecni në park, pushtojeni gjatë vikendit një majë mali dhe trupi e mendja juaj do t’ju falënderojë për këtë. /Telegrafi/