Telegrafi

Personat që bëjnë më shumë seks janë më të lumtur, por për një arsye krejt tjetër

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit të cilët bëjnë më shumë seks, janë më të lumtur.

Këtë e dimë thuajse të gjithë, por interesante mbetet arsyeja se përse këta njerëz janë më të lumtur, transmeton Telegrafi.

Siç duket, krejt lumturia e tyre varet nga përqafimet.

Një studim i fundit, pas eksperimenteve të shumta, ka treguar se nivelet e përgjithshme të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën u ishin përmirësuar çifteve të cilët ishin përqafuar, puthur dhe kujdesur për njërin-tjetrin gjatë dhe pas seksit.

Ata kishin konkluduar se seksi shpie drejt lidhjes emocionale, e cila manifestohet me përqafime dhe dukuri tjera të ngjashme – gjë që i bën njerëzit më të lumtur. /Telegrafi/