Telegrafi

Përshëndetja sarkastike e Murphy për Caleta-Car pas kartonit të kuq është momenti më i qesharak i vitit

Jacob Murphy në mënyrë qesharake i dha lamtumirën mbrojtësit Duje Caleta-Car pasi ai u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës EFL midis Southampton dhe Newcastle United.

Neëcastle rezultoi fitues me rezultat 1-0 në ndeshjen e kupës të së martës në stadiumin St Mary, ndërsa Joelinton shënoi nga afër pas asistimit të shkëlqyer të Alexander Isak.

Pavarësisht shkëlqimit të Isak, ishte Murphy ai që tërhoqi vëmendjen më të madhe nga përplasja.

Sulmuesi anësor i Newcastle bëri një tallje të pamëshirshme ndaj mbrojtësit të Southampton, Caleta-Car, pas largimit të tij me kartonë të kuq.

Kroati mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të, ndërsa Murphy nuk hezitoi ta përshëndeste me dorë si shenj ‘lamtumire’.

Kamerat televizive e kapën 27-vjeçarin në mënyrë sarkastike duke i dhënë lamtumirën Caleta-Car dhe ky moment është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/