Telegrafi

Përshëndetja mes lojtarëve, dezinfektimi i topit dhe festa e golave me bërryla: Pesë rregullat radikale në futboll për t’u mbrojtur coronavirusin

Rikthimi i Bundesligës ka sjell pamje që shumë shpejtë do të shikohen edhe në ligat e tjera evropiane, në mënyrë që të mbrohen lojtarët nga coronavirusi.

Liga gjermane u rikthye për të përfunduar edicionin 2019/20, derisa ishte ndërprerë në mesin e muajit maj.

Por, futbolli nuk ishte ndalur në vendet si Turkmenistani e Bjellorusia, që nuk iu përmbajtën rregullave të Organizatës së Shëndetit Botëror.

Pesë ndeshje janë zhvilluar sot në Bundesligë në kuadër të javës së 26-të, derisa janë shfaqur imazhet se si ka vendosur Gjermania që futbollit të rikthehet në mesin e pandemisë botërore.

Lexo po ashtu Rikthimi i Bundesligës nëpërmjet fotografive pas coronavirusit që ndërpreu futbollin në Gjermani nga muaji mars

Me rikthimin e ligës gjermane, pritet që shumë shpejtë të rikthehen edhe Liga Premier, Serie A dhe La Liga, gjersa Ligue 1 dhe  Eredivise i kanë përjashtuar sezonet.

Gjermani në protokollet e tyre ka vendosur pesë rregulla të reja, që skuadrat duhet t’i përmbahen gjatë një ndeshje:

Dezinfektimi i topit

Tribuna e boshatisura apo me tifozë të punuar nga kartoni

Distanca sociale

Maska për të gjithë që gjenden në stadium

Futbolli me pesë zëvendësime. /Telegrafi/