Telegrafi

Përshëndetja emocionuese e Zabalestas me fansat e Manchester Cityt (Foto)

Manchester City e ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve në mbrëmjen kur Pablo Zabaleta i dha fund aventurës me klubin anglez. 

Argjentinasi do të largohet nga klubi pas një aventure nën vjeçare.

Ai e zhvilloi ndeshjen e fundit para tifozëve të tij me fanellën e kaltër.

“E gjithë turma qëndroi në stadium që ta përshëndes një legjendë. Në klubet e mëdha ka kualitet të njerëzve dhe lojtarëve”, ka thënë Guardiola.

Zabaleta u bashkua nga Espanyoli në vini 2008.

Sot 32 vjeçar, mbrojtësi argjentinas ka zhvilluar 333 ndeshje me klubin e kaltër.

“Më bien në mend shumë kujtime të mira që kam pasur, por unë jam shumë krenar me atë që kamë dhënë për këtë klub”.

“Jam krenar që kam qenë pjesë e historisë më të suksesshme të këtij klubi, që kështu ju falënderoj”, ka thënë Zabaleta. /Telegrafi/