Telegrafi

Përsëritja e videos nga gjyqtari bëri që dy gola të vendosen në mënyrë të rregullt në ndeshjen Francë-Spanjë (Video)

Një përsëritje e video incizimit ka bërë që një gol të anulohet e një tjetër të pranohet në ndeshjen që Spanja e fitoi kundër Francës 2-0. 

Përsëritja e videos ka treguar perfomancë të jashtëzakonshme në fitoren e spanjollëve, kur anuloi një gol të Antoine Griezmann që u shënua nga pozita jashtë lojës.

Rezultati ishte 0-0, kur Griezmann shënoi me kokë për ta dërguar Francën në epërsi pas nj asistimi me kokë të Layvin Kurzawa.

Por gjyqtari Felix Zwayer kërkoi përsëritjen e video nga ku u kuptua se Kurzawa që asistoi ishte në pozitë jashtë lojës.

Krejt e kundërta ndodhi me Spanjën, pasi fillimisht u anulua goli i Gerard Deulofeut, ndërsa pas shikimit në video të përsëritur, goli është pranuar.

Kujtojmë se Spanja këtë ndeshje e fitoi me rezultat 2-0 edhe pse ishte mysafire. /Telegrafi/