Anglia nuk ka arritur ta mposhtë Rusinë (1-1) dhe në këtë mënyrë vazhdon të jetë pa fitore në ndeshjen e parë të fazës grupore të një Kampionati Evropian.
Nuk pati gola në fraksionin e parë, gjatë të cilit anglezët i patën shanset më të mira për të realizuar. Hart u testua vetëm një herë, ndërsa Akinfeev ishte mjaft i angazhuar.
Dëshira e madhe e Tre Luanëve për ta fituar ndeshjen u shpagua në gjysmën e dytë, kur edhe e shënuan golin e epërsisë.
Mesfushori Eric Dier bëri një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë që u ndal në rrjet (73’).
Kur pritej që Anglia ta fitonte ndeshjen, erdhi goli i barazimit. Denis Glushakov shënoi në minutat shtesë (90’+2) për t’i barazuar shifrat.
Uellsi është në krye të Grupit B me tri pikë, derisa Anglia dhe Rusia kanë nga një pikë. /Telegrafi/