Ermir Lenjani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit zviceran.
Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare e ka nisur si gjithmonë nga minuta e parë ndeshjen mes skuadrës së tij Sion dhe St Gallen ku triumfuan 3-2.
Serinë e golave në këtë takim e hapi mesfushori shqiptar Pajtim Kasami në minutën e 19-të.
Mysafirët barazuan pasi kaluan gjysmë ore lojë nëpërmjet Aleksic.
Por falë një asistimit perfekt nga Ermir Lenjani, mbrojtësi mysafir Wittwer u detyrua ta fuste topin në rrjetën e tij.
Asistimi ndaj St Gallenit ishte i pesti këtë edicion për Lenjani në Superligën e Zvicrës derisa ka shënuar edhe dy gola.
Ndërkohë lojtari nga Kamenica është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës nga Sportalhd.
Përveç Lenjanit në formacionin e javës në Zvicër është përfshirë edhe shqiptari tjetër Pajtim Kasami. /Telegrafi/