Nëse keni qenë 6-vjeçar dhe dikush ju ka pyetur se në cilën dorë vihet unaza e martesës, me siguri se e keni ditur përgjigjen.
Është gjë e zakonshme për shumicën e njerëzve që ta mbajnë unazën e martesës në gishtin e dorës së majtë, transmeton Telegrafi.
Por, cila është historia e mbajtjes së unazës së martesës në dorën e majtë? Dhe a duhet çiftet me patjetër ta bëjnë këtë?
Historia se përse unaza e dasmës mbahet në dorën e majtë mund të gjurmohet qysh në kohërat e lashta (po pra!). Në atë epokë, romakët besonin se vena në gishtin e unazës (gishti i katërt) ndërlidhet direkt me zemrën e personit.
Për shkak të këtij besimi, ata e kishin quajtur atë ‘vena amoris’ apo vena e dashurisë.
Normalisht, për ta festuar bashkimin e dy personave të dashuruar, ata do ta vendosnin unazën në gishtin që simbolizonte dashurinë.
Gjë e lezetshme apo jo?
Fatkeqësisht, biologjia e ditëve moderne tregon se të gjithë gishtat e dorës kanë lidhje të venave në zemër, megjithëse tradita mbetet. /Telegrafi/