Telegrafi

Përse pronarët e qenve janë partnerë potencialë më të mirë?

Të sinqertë, besnikë dhe plot dashuri – a janë pronarët e qeneve partnerë idealë?

Tashmë të gjithë e dinë se si qeni është miku më i mirë i njeriut. Jeta me të adhuruarin shtëpiak i ndryshon shprehitë dhe i vendos ndryshe prioritetet, transmeton Telegrafi.

Çfarë e bën pronarin e të adhuruarve shtëpiakë më ndryshe se të tjerët?

Nuk frikësohen nga devotshmëria

Kush ka qen, nuk është i mësuar me vetminë dhe me atë rast ka mësuar që egon e vet ta lërë në plan të dytë. Të kesh qen nuk është vetëm argëtim, sepse kërkon edhe përgjegjësi.

Janë aktivë

Pronarët e qenve shpesh e kalojnë kohën duke shëtitur në natyrë. Përgjithësisht janë të hapur ndaj aventurave dhe aktiviteteve të cilat përfshijnë edhe qëndrimin jashtë shtëpisë.

Janë plot dashuri

Të gjitha qenieve të gjalla u nevojitet kujdesi. Përkëdhelje me orë të tëra, shëtitje e përbashkët dhe momente intime plot dashuri. Pronarët e qenve dinë të dashurojnë me butësi.

Janë besnikë

Janë të mësuar të kujdesen për të adhuruarit e tyre dhe posaçërisht e vlerësojnë besnikërinë e tyre. Prandaj është më se e sigurt që pikërisht këtë karakteristikë më së shumti e vlerësojnë në lidhjet me partnerin.

Praktikisht tashmë kanë familje të vogël…

…gjë që do të thotë se nuk kanë frikë të hapin zemrën e tyre. Qentë kërkojnë përkushtim, i cili nevojitet edhe për lidhje të suksesshme.

Koha e argëtimeve të çmendura është e kaluar e tyre

Të kalosh natën nëpër klube dhe të flesh tërë ditën nuk është e zakonshme për pronarët e qenve. Ajo fazë shpesh për ta ka përfunduar. Janë të kujdesshëm ndaj obligimeve siç janë: shëtitja herët në mëngjes, ushqimi i rregullt dhe kujdesi i plotë.

Forcë qëndrueshmërie

Çdokush që ndonjëherë ka rritur këlyshë, e di se sa është e mundimshme. Pra, nëse ndonjëherë keni njohur ndonjë pronar qensh, i cili të adhuruarin e vet e ka nën kontroll, mund të supozohet që ai person është i qëndrueshëm, i durueshëm dhe plot energji, të cilat janë karakteristika shumë të rëndësishme në një marrëdhënie. /Telegrafi/