Telegrafi

Përse ndiheni mirë kur këndoni në veturë?

istockphoto

Me siguri se e keni përjetuar euforinë e argëtimit në veturë pas një dite të lodhshme në punë, duke e lëshuar këngën e preferuar dhe duke performuar sikurse të ishit në ndonjë festival muzikor

Por, ndonëse nuk e keni ditur deri tani, faktikisht kjo është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj.

Muzika vetvetiu mund ta rritë numrin e antitrupave të cilët e forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret

Dhe sipas ekspertëve, këndimi dhe vozitja mund të shpijnë në efekte të mira shëndetësore për shëndetin mendor, transmeton Telegrafi.


istockphoto

Por, si ndikon këndimi dhe vozitja në shëndetin mendor?

– E stimulon mendjen dhe i lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, vozitësit e kanë mundësinë t’i zëvendësojnë mendimet negative me më shumë pozitivitet përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës

– Muzika i prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina

– Dopamina e liruar kur këndoni e zvogëlon nervozën që mund ta fitoni si pasojë e një komunikacioni të ngarkuar

–  Këndimi liron më shumë tension në diafragmën tuaj sesa frymëmarrjet e thella

– Këndimi ju ndihmon t’i përpunoni emocionet në një mënyrë të shëndetshme. /Telegrafi/