Shumë njerëz janë tradhtuar nga partneri për arsye që ndoshta nuk i kanë kuptuar asnjëherë. Urojmë që mos ta keni kaluar këtë situatë, por me siguri njihni një person që e ka bërë.
Statistikat tregojnë se tradhtia është më e përhapur dhe e zakonshme sesa mendohet, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Mesatarisht tradhtia prek një në 2.7 çifte. Por çfarë ‘kërkojnë’ meshkujt kur tradhtojnë?
1. Lidhje emocionale
Mbasi lidhja fillon një lloj monotonie, frazat si ‘Unë kam të drejtë’ ‘Jo, unë kam të drejtë!’ bëhen më të frekuente dhe meshkujt kanë tendencë të ‘mbyllen në vetvete’ e të distancohen. Më vonë ata fillojnë të mungojnë atë lidhjen emocionale që kishin me partneren, duke e kërkuar te dikush tjetër. Kur ata takojnë dikë që i pranon ashtu siç janë, fillojnë të krijojnë atë lidhjen emocionale me të. Gjë e cila më pas kalon në një tradhti.
2. Vlerësim
Meshkujt adhurojnë të ndihen të vlerësuar e për më tepër t’i thuhet. Kur një lidhje, fejesë, martesë apo bashkëjetesë fillon të ketë shumë kritika në mes apo fajësime (siç edhe ndodh zakonisht), meshkujt kanë tendencë të kërkojnë një person tjetër që i vlerëson dhe i thotë se sa ‘të mirë’ ata janë.
3. Intimiteti
Meshkujt duan një partnere që i dëgjon, i buzëqesh dhe ndan me të ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Sigurisht që meshkujt nuk dinë si ta komunikojnë këtë. Në një lidhje aktuale tendenca është që ata mendojnë ‘Ne jemi të martuar, unë di gjithçka për ty…’, ndërsa në një lidhje të re çdo gjë është e re dhe emocionuese. Të mësosh gjëra të reja mbi partneren e re (nuk po e themi si quhet ndryshe), është e lehtë dhe natyrshëm vjen krijimi i një lidhjeje intime.
4. Të ndihen të dëshiruar
Të gjithë duan të ndihen të dëshiruar, pavarësisht moshës, gjinisë apo punës që bëjnë. Meshkujt nuk bëjnë ndryshim. Ata kanë tendencë të jenë social e të krijojnë një rrjet të gjerë njohjesh për të ndjerë forcë dhe siguri sesa diçka për tu ndjerë të vlerësuar. Ndërkohë që një lidhje lind, meshkujt mendojnë se kontributi i tyre merret si i mirëqenë dhe se nuk ka më asgjë të re për të ‘dhënë’. Në një lidhje të re, papritur çdo gjë fillon të ketë rëndësi përsëri.
5. Seks
Përsa i përket aktiviteteve të kënaqësisë, meshkujt në përgjithësi duan seks dhe sa më shumë aq më mirë. Seksi është një nga mënyrat që meshkujt ndihen të ‘lidhur’ me partneren, gjithashtu ndihen të dëshiruar e të vlerësuar nga ajo. Kështu seksi siguron katër elementët e përmendur më sipër plus kënaqësinë fizike, duke i lejuar meshkujt të përqendrohen tek e tashmja. Në një lidhje të re, seksi ka tendencë të jetë më i shpeshtë. Ose të paktën në fillim! /Telegrafi/