Site icon Telegrafi

Përse meshkujt e duan seksin në mëngjes?

Testosteroni është edhe fillimi edhe fundi
Në mëngjes niveli i testosteronit arrin kulmin. Veç kësaj, shumica e meshkujve zgjohen me “veglën” e tyre të madhe mes këmbëve, sepse qarkullimi i gjakut në penis u është shtuar gjatë natës. Madje, mu për këtë arsye mashkulli mendon se më mirë është ta shfrytëzojë ereksionin se sa ta lërë të kalojë. Logjike apo jo?

Gjimnastika e mëngjesit
Në orët e mëngjesit mashkulli është më fertilë. Juve gjithsesi do t’ju bëjnë mirë disa “gjimnastika” në mëngjesin e hershëm. Shfrytëzojeni këtë.

Suksesi është në thjeshtësinë
Meqë ai ka shumë energji për seks, nuk do të thotë që edhe ju të keni energji të njëjtë. Aplikoni pozat e zakonshme, mirëpo vetëm ato të cilat prekin pikën e vërtetë.

Poza seksuale në formë luge në të cilat shumica e çifteve flenë, kur mashkulli nga prapa e përqafon partneren është ideale për seks mëngjesi. Derisa të jeni në atë pozë, mjafton vetëm t’i shtrijë duart për t’ju përkëdhelur gjoksin dhe për t’ju stimuluar klitorisin. Gjithashtu mund të shtrihet edhe anash, i kthyer nga ju. /Telegrafi/
 

Exit mobile version