Lojtarët e Gjermanisë thuhet se kanë shprehur një sërë shqetësimesh për përzgjedhësin Julian Nagelsmann pas një serie prej dy humbjesh radhazi.
Mediumi gjerman Bild ka raportuar se lojtarët e Gjermanisë kanë një sërë shqetësimesh për 36-vjeçarin, i cili ka filluar punën e tij të parë si trajner i një kombëtareje.
Në pushimin me kombëtare të nëntorit, ata kanë humbur dy ndeshje, njërën kundër Turqisë me rezultat 3-2 dhe tjetrën ndaj Austrisë me rezultat 2-0.
Që prej se mori ‘frenat’ e kombëtares gjermane, Nagelsmann ka arritur një fitore me rezultat 3-1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një barazim me rezultat 2-2 ndaj Meksikës.
Sipas raportit, disa lojtarë besojnë se Nagelsmann është më i përshtatshëm për menaxhimin e klubit dhe është shumë kërkues. Nuk thuhet se ka mungesë besimi te përzgjedhësi, por do të donin që ai të thjeshtonte idetë e tij, për shkak të natyrës së ngjeshur të stërvitjeve.
Nagelsmann gjithashtu ka përdor disa lojtarë jashtë pozicionit të tyre natyral. Shembulli më i freskët është ai i Kai Havertz i cili është futur në lojë si mbrojtës i majtë duke lënë pa fjalë të gjithë ekipin e Gjermanisë.
Përpjekjet e Nagelsmann për të riparuar mbrojtjen e Gjermanisë nuk kanë dhënë ende rezultat, me Gjermaninë që nuk arritën të mbajnë portën e pastër nën drejtimin e tij dhe duke pranuar tetë gola në katër ndeshje. Kjo nuk është pritur mirë në dhomën e zhveshjes së Gjermanisë.
36-vjeçari ka një punë të vështirë para vetes, teksa po afrohet ‘Euro 2024’ në horizont me Gjermaninë që është shteti mikpritës i kësaj ngjarje të madhe, andaj pritshmëritë e të gjithëve janë që ata të kenë paraqitje solide./Telegrafi/