Sipas një studimi më të ri të botuar në revistën “Motivation and Emotion”, njerëzit të cilët dashurohen marrëzisht janë më pak të aftë që të fokusohen në kryerjen e detyrave të cilat kërkojnë kujdes të madh. U ndodh sikur të mos u punojë koka!
– Në fillim të lidhjes romantike dhe gjatë fazës së parë të të dashuruarit do të vëreni që gjithnjë e më të vështirë e keni të përqendroheni në çka do qoftë tjetër, sepse të gjitha kapacitetet tuaja mendore janë të orientuara në personin e dashur – thotë psikologu Henk van Stinbergen, i cili me ekipin e ekspertëve në Universitetin Lajden në Merilend aplikoi hulumtimin në 43 persona të cilët kanë filluar lidhje të re dashurie para gjysmë viti.
Sa më e fuqishme të jetë të dashuruarit, aq më shumë dobësohet fuqia intelektuale.
– Shkenca akoma nuk i ka gjetur përgjigje definitive pyetjes përse truri humb betejën ndaj zemrës.
Është e mundshme që dashuria na detyron të shpenzojmë gjithë trurin në të menduarit për personin e dashur.
Patjetër duhet të merret parasysh se romanca vetvetiu është shumë argëtuese dhe na bën të lumtur.
/Telegrafi/