A janë sisët e mëdha që t’i joshin meshkujt apo ekskluzivisht për shkak të femrave dhe nevojave të bebeve? Përse edhe pasi që t’i kënaqin nevojat e bebeve për ushqim akoma janë të mëdha?
Sisët bëhen të gatshme për ushqim të bebes që nga shtatzënia dhe atëherë jo rrallë edhe rriten për disa numra. Qumështi i parë, i cili është më i ushqyeshëm për bebet, mund të fillojë të tajitë madje dhe gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.
Dhe, edhe pse është krejtësisht normale që sisët të mbushen me qumësht kur i nevojiten pasardhësit të njeriut, nuk është e qartë përse mbeten të mëdha tërë jetës së femrës.
Shkencëtarët nuk mund të pajtohen përse dhe kujt u shërbejnë ato.
Biologët evolutivë konsiderojnë që roli i tyre është në tërheqjen e meshkujve të cilëve sisët e mëdha u dërgojnë sinjale që ajo femër do të mund të kujdeset për fëmijët e tyre dhe me sukses do t’i ushqejë, edhe pse sisët e saj atëherë përmbajnë yndyra, jo qumësht.
Antropologët megjithatë mendojnë që sisët e femrës rriten për shkak të femrës dhe bebes, jo për shkak të meshkujve. Në shumë kultura meshkujt nuk i konsiderojnë joshëse sisët e mëdha.
Florence Williams, autorja e librit “Sisët”, konsideron që femrat kanë zhvilluar sisë të mëdha për t’i kënaqur nevojat e shtuara energjike të bebeve, të cilat sot kanë trurin dukshëm më të madh se sa paraardhësit.
Hormonet në sisa mundësojnë depozitimin e yndyrave, ndërsa ajo yndyrë shndërrohet në qumësht gjatë ushqimit të foshnjës. Ajo yndyrë nga sisët formon trurin e bebes, konsideron Williams.
Edhe pse duket e logjikshme, këtë teori ekspertët akoma po e studiojnë.
/Telegrafi/