Site icon Telegrafi

Përse është më mirë të argëtoheni me meshkujt shtatshkurtër

Mashkulli duhet të jetë mbrojtës i femrës, ndërkaq ajo duhet të gatuajë. Nëse me kohë keni kuptuar se është e pakuptimtë të presësh nga femra që të jetë vetëm amvisë, atëherë mbase është koha që të argëtoheni me mashkullin shtatshkurtër. Në vazhdim po ju japim gjashtë arsye të cilat do t’ju bëjnë që të mendoheni, transmeton Telegrafi.

Meshkujt shtatshkurtër janë më vetëbesues
Shtatshkurtrit janë më vetëbesues, andaj shpesh i karakterizojnë si mendjemëdhenj, po ashtu siç e quajnë secilën femër e cila di çka dëshiron. Ata ndihen se si duhet të dëshmohen vazhdimisht, andaj përpiqen më shumë dhe vetvetiu janë më të suksesshëm.

Ndihuni si manekine
A e dini që të gjitha manekinet gjithmonë janë për ca centimetra më të gjata se partnerët e tyre? Kjo është kështu sepse në mënyrë të natyrshme janë më të gjata. Pra, nëse ju nuk keni fatin e manekines, kjo do të thotë që mund të ndiheni si e tillë. Në krah të mashkullit shtatshkurtër secila femër mund të ndihet si supermanekine.

Meshkujt shtatshkurtër jetojnë më gjatë
Kjo është dëshmuar shkencërisht! Meshkujt shtatshkurtër jetojnë mesatarisht dy vjet më shumë se ata shtatgjatët.

Do të keni zgjedhje më të madhe
Nëse kriterin e ulni në 175 cm, do të keni dyfish shanse që të gjeni dashurinë e jetës suaj.

Gjatësia nuk është problem kur jeni në shtrat
Kur bëni seks me të dashurin në shtrat, gjatësia është gjëja e fundit për të cilën ju shkon mendja. Pikërisht, sa më shumë që të keni gjatësinë e njëjtë, aq më mirë do të ndihen me njëri-tjetrin! Nëse keni 160 cm është shumë e komplikuar të bëni puthjen gjatë seksit me partnerin 190 cm. Natyrisht, probleme të tilla nuk kanë vajzat të cilat argëtohen me partnerë shtatshkurtër.

Puthja me qëndrim në maje të gishtërinjve është vjetruar
Edhe një përparësi e meshkujve shtatshkurtër është që kur jeni me ta mund të harroni të ngriheni në gishtërinj për t’i arritur buzët e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version