Site icon Telegrafi

Përralla e Tottenhamit kthehet në një makth, lëndimet i japin fund ëndrrave për një titull kampion?

Tottenhami ka luajtur futboll fenomenal që nga fillimi i sezonit dhe është një nga surprizat më të mëdha të Ligës Premier, pasi po lufton për kryesimin e tabelës pas largimit të Harry Kane, por përralla e gjelave mund të marrë fund së shpejti.

Skuadra e trajnerit, Ange Postecoglou, i cili pikërisht sot u shpall trajneri i muajit në kampionatin anglez të futbollit, është goditur rëndë nga lëndimet, por edhe nga pezullimet e lojtarëve.

Rasti i fundit është ai i James Maddison, ndoshta lojtari më i mirë i skuadrës këtë sezon, i cili pësoi dëmtim të ligamenteve të kryqëzuara të gjurit.

Nesër (e shtunë), Tottenham do të vizitojë Wolves në raundin e 12-të të Ligës Premier dhe do të kërkojë fitoren për të vazhduar garën për vendin e parë me Manchester Cityn dhe Arsenalin dhe Postecoglou nuk mund të llogarisë në tetë lojtarë, përfshirë Maddison.

Cristian Romero dhe Destiny Udogie kanë kartonë të kuq, Micky van de Ven do të jetë jashtë fushës për shkak të një lëndimi të paktën deri në fund të vitit.

Sulmuesi brazilian Richarlison, i cili iu nënshtrua një operimi, ishte gjithashtu jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme, siç ishte edhe Ivan Perišić, i cili e përfundoi sezonin shumë kohë më parë, duke mos llogaritur edhe nënshkrimin veror Manor Solomon.

I vetmi lajm i mirë për Tottenhamin është rikuperimi i Giovanni Lo Celso dhe Rodrigo Bentancur të cilët padyshim që pritet të luajnë një rol në planet e Postecoglout pas lëndimeve të shumta./Telegrafi/

Exit mobile version