I ashtuquajturi “përqafimi i kangurit” është i tilli që fëmija të mos mbulohet, por lëkura e tij të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e nënës, me qëllim që foshnja ta ndijë ngrohtësinë dhe aromën.
Edhe më parë është treguar se kontakti i lëkurës me lëkurë, ka ndikim pozitiv. Kjo mënyrë e afrimit të foshnjës dhe nënës mundëson përmirësimin më të shpejtë të foshnjës, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Montrealit.
Studim është kryer me 61 foshnje të lindura mes javës së 28 dhe 31. Foshnjat e lindura kaq herët zakonisht dërgohen në repartin e neonatologjisë ku u nënshtrohen trajtimeve mjekësore.
Gjatë këtij studimi, një grup i të porsalindurve i është nënshtruar “përqafimit të kangurit”, ndërsa grupi tjetër ka qenë në inkubator, që është procedurë e zakonshme për fëmijët e lindur para kohe.
Para, por edhe gjatë vet anketimit nënat i kanë mbajtur fëmijët e tyre për 15 minuta në “përqafimin e kangurit”. Me një pickim në shputën e foshnjës është matur niveli i ndjeshmërisë në dhembje, i cili manifestohet me grimasa, përshpejtim të rrahjeve të zemrës dhe rritjen e oksigjenit në gjak. Është dëshmuar se prekja e lëkurës së nënës ndikon në ndjeshmëri sepse foshnjat të cilat kanë qenë në përqafim janë lehtësuar prej dhimbjes për rreth një minutë e gjysmë, derisa foshnjat në inkubator kanë ndjerë dhimbjen për më shumë se tre minuta.