Site icon Telegrafi

Përplasje pas armëpushimit, Azerbajxhani thotë se shtatë persona ndërruan jetë nga bombardimet armene

Search and rescue teams work on the blast site hit by a rocket during the fighting over the breakaway region of Nagorno-Karabakh in the city of Ganja, Azerbaijan October 11, 2020. REUTERS/Umit Bektas TPX IMAGES OF THE DAY

Të paktën shtatë persona janë vrarë brenda natës nga bombardimet armene në qytetin e Ganjas së Azerbajxhanit, tha ministria e mbrojtjes azere.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, përplasja vjen më pak se 24 orë pas dakordimit të një armëpushimi midis të dyja palëve.

Armenia dhe Azerbajxhani kishin rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm të luftimeve për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku.

Marrëveshja kishte për qëllim ndalimin e luftimeve si dhe shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të pajetë.

Mirëpo, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të kushteve të armëpushimit vetëm disa minuta pasi hyri në fuqi vendimi.

Si rrjedhojë, ministria e mbrojtjes në Armeni akuzoi Azerbajxhanin për bombardimin e një vendbanimi brenda territorit të saj; dhe forcat etnike armene në Nagorni-Karabak, pretenduan se forcat azere kishin filluar një ofensivë të re.

Të dyja palët me këtë rast i mohuan vazhdimisht pohimet e njëra-tjetrës në lidhje me aktivitetet ushtarake. /Telegrafi/

Exit mobile version