Rreth orës 07:50 në Umka, në rrugën Obrenovacki të Re, në drejtim të kryeqytetit serb, Beogradit, ka ndodhur një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një autobusi.
Raportohet se nga aksidenti ka humbur jetën një mashkull ndërsa 14 persona të tjerë janë transportuar në qendrat emergjente.
Mediat bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një autobus i një kompanie private.
Siç konfirmon N1, në Shërbimin e Urgjencës janë shtuar shumë të lënduar, por nuk mund të specifikonin numrin e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë bën me dije se shërbimet e urgjencës kanë ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes.
Ndryshe, komunikacioni në atë pjesë është ndërprerë plotësisht dhe po ridrejtohet në rrugë të tjera. /Telegrafi/