Telegrafi

Përplasje mes Mourinhos e Dele Alli në stërvitje – portugezi fyen anglezin

Jose Mourinho dhe Dele Alli duket se kanë pasur një përplasje në seancën stërvitore që ka zhvilluar Tottenham Hotspuri.

Në një dokumentar të ndërtuar nga Amazon i quajtur ‘All or Notthing’, zbulon të gjitha se si punon trajneri portugez te Spurs.

Në pamjet e publikuar, shihet se si Mourinho i thotë Dele Allis se është një lojtar dembel në stërvitje dhe ka kohë që e ka vërejtur.

“Top më i shpejtë, top më i shpejtë në hapësirë”, portugezi reagon i nervozuar.

“Në rregull, e kuptova tashmë, ku është Dele? E kuptoj që ti tashmë je një dembele në stërvitje”.

Alli që u quajt dembele nga trajneri i tij, filloi të buzëqeshte, derisa pas stërvitjeve, Mourinho kishte një bisedë me një zyrtar të Tottenhamit duke i thënë se anglezi nuk është i mirë në stërvitje. /Telegrafi/