Tahir Isufaj nga LDK dhe Agron Kuçi nga AAK, janë përplasur rreth pasurisë.
Isufaj ka thënë se Kuçi mundet vetëm të tregojë se ka hyrë me një pasuri shumë të vogël dhe po del prej mandatit të dytë si pasanik dhe po shtyhet me pasanikë tjerë.
“E ka rrit pasurinë duke shfrytëzuar edhe institucionet. Prej Ministrisë së Bujqësisë ka marrë subvencione prej 120 mijë euro”, ka thënë Isufaj.
Ndërkaq menjëherë ka reaguar Agron Kuçi duke thënë se nuk kanë ardhur për çështje personale por për të shpalosur programin qeverisës.
Ai ka thënë se Isufaj po flet të pavërteta. /Telegrafi/