Site icon Telegrafi

Përplasen Vehapi dhe Korenica për çështjen e pagave dhe mëditjeve (Video)

Gjatë debatit të e zhvilluar ndërmjet kandidatëve për kryetar të Rahovecit, në temën e shpenzimeve që i bën Komuna dhe buxhetit të këtij institucioni, janë përplasur kryetari aktual, Idriz Vehapi dhe kandidati i VV-së për shef të këtij qyteti, Visar Korenica.

Korenica ka thënë se shpenzimet për paga dhe shërbime janë rritur për çdo vit për 100 mijë euro, duke theksuar se këto shpenzime nëse ata e drejtojnë komunën do të ulen në 20 për qind.

Ai më tutje ka shtuar se sa i përket subvencioneve, Komuna e Rahovecit ka mbetur në fund, duke shtuar se si pozicion është lënë në fund të listës. /Telegrafi/

Exit mobile version