Telegrafi

Përplasen keq Vettel-Raikkonen, përfundojnë garën që në kthesat e para (Video)

Ajo që pritej të ishte gara e duhur për Ferrarin për tu rikthyer te fitorja, u kthye në makth për skuderinë italiane.

Që në metrat e para të Çmimit të Madh të Singaporit, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen janë detyruar të braktisin garën.

Një kontakt mes finlandezit dhe Max Verstappen bëri që Ferrari të humbte kontrollin dhe të përplasej fillimisht me Ferrarin tjetër të gjermanit, duke e dëmtuar atë në pjesën anësore.

Raikkonen dhe Verstappen dolën nga pista duke u përplasur sërish me njëri-tjetrin, ndërsa Vettel doli nga pista pas disa metrash, duke mos e kontrolluar dot më njëvendëshen e tij të dëmtuar shumë nga kontakti në metrat e para.