Të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen dhe 50 janë lënduar kur dy trena u përplasën në Indinë juglindore, thanë zyrtarët të hënën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi të dielën vonë pasi një prej trenave të pasagjerëve kaloi një sinjal midis qyteteve Alamanda dhe Kantakapalle në shtetin Andhra Pradesh.
Një hetim paraprak zbuloi se “gabimi njerëzor” kishte çuar në përplasjen, tha ministria e hekurudhave në një deklaratë.
#Kantakapalle #TrainMishap:
Visuals of train accident site. Track restoration works in full swing@NewIndianXpress @Kalyan_TNIE #AndhraPradesh #EastCoastRailways pic.twitter.com/sGYo524WLd— TNIE Andhra Pradesh (@xpressandhra) October 30, 2023
“Trembëdhjetë pasagjerë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë”, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë lokale.
Drone visuals of the accident that occurred yesterday between #Kantakapalle–#Alamanda (Km 840/27) of @DRMWaltairECoR, after #Visakhapatnam– #Rayagada passenger (08504) hit rear of Visakhapatnam- #Palasa passenger (08532), & tanker train hit 1 coach of 08504, killing 13 pax. pic.twitter.com/WRxqiF0627
— Arvind Chauhan ??️ (@Arv_Ind_Chauhan) October 30, 2023
Kryeministri indian Narendra Modi tha se kishte folur me ministrin e hekurudhave të vendit për aksidentin “fatkeq”.
“Autoritetet po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme për të prekurit”, shkroi Modi në mediat sociale. /Telegrafi/