Site icon Telegrafi

“Mundesh me dalë prej kerrit edhe me ecë”, Përparim Rama bëhet viral me deklaratën e tij rreth kolonave në Prishtinë

Tollovia në komunikacion dhe pritjet e gjata në kolona vazhdojnë të mbesin ndër problemet kryesore të qytetarëve në Prishtinë. Por siç duket kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pritjet në kolona i merr me sportivitet.

Së fundmi, Rama në një studio televizive duke folur për kolonat, ai tha se qytetarët nuk kanë nevojë të nervozohen dhe se gjatë kohës sa presin në veturë mund ta shfrytëzojnë për të bërë diçka për vete, transmeton Telegrafi.

“Mundesh me dalë prej kerrit edhe me ecë…  Mundesh me bisedu me dikë telefon, me planifiku diçka, me shfrytëzu mundësinë për të menduar diçka për vete”, tha ai, derisa shtoi se nëse vonohesh në punë për shkak të kolonave nuk ke pse nervozohesh pasi që ajo nuk është në dorën tënde.

Gjithashtu, ai tregoi se ka ndodhur që ka mbetur me orë të tëra në kolona në Londër e në New York.

Video e Ramës u shpërnda në rrjetet sociale, derisa edhe u kritikua nga qytetarët se ai nuk ka bërë ndonjë zgjidhje për këtë problem./Telegrafi/

@shpendlipa

KUR KA KOLONA E TRAFIK MUNESH ME DALË PREJ KERRIT! Përparim Rama thotë se mund të dilni prej veturës kur ka komunikacion dhe ngecni në trafik! #T7 #canape #PerparimRama #intervista #shqip #kosova #prishtina #trafiku #kolona

♬ original sound – Shpend Lipa

 

Exit mobile version