Site icon Telegrafi

Përparim Dushi, bindshëm më i miri

Përparim Dushi ka debutuar në mënyrën më të mirë me Formulën e tij. Në garën e parë me këtë makinë, e cila u zhvillua në Prevallë, ai jo vetëm që ka pasur kohën më të mirë në plasmanin e përgjithshëm, por e ka përmirësuar bindshëm rekordin e shtegut, të cilin vetëm një ditë më parë e arriti Blerand Hasanaj.

Dushi kohën më të mirë e pati në vozitjen e parë, kur në cak arriti për 1.29:516 minuta.

“Pas problemeve teknike që i pata të shtunën, me ç’rast nuk kisha mundësi të zhvilloj vozitjet provuese, të dielën mu lejua të bëj një provë dhe për këtë e falënderoj kryetarin e FASK-ut, Ismet Rexhepi. Sa i përket rezultatit, sigurisht që jam i kënaqur, pasi ishte hera e parë që u paraqita me Formulë dhe krahas fitores, e shënova edhe rekordin e shtegut”, është shprehur Dushi pas përfundimit të garës.

Në përgjithësi gara është përshkuar me konkurrencë të fortë, sidomos në kategorinë e nëntë, ku pozita e parë i takoi Blerand Hasanajt, e dyta Bardhyl Canollit, ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Mitat Vuçitërna.

Një risi tjetër në Prevallë ishte edhe fakti që garuesit e Klubit DDA nga Tirana u paraqitën në klasën PROMO, ashtu sikur edhe garuesit mysafirë nga Maqedonia.

Garuesit nga Tirana më herët janë paraqitur në kategoritë përkatëse, por pas pranimit të FASK-ut në FIA, një gjë e tillë u lejohet vetëm në rast se e kanë pëlqimin e Federatës së Auto Sportit të Shqipërisë, gjë e cila së pakur deri tani nuk ka ndodhur.

Rezultatet:

Klasa I

  1. Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 3.50:598
  2. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +06.644
  3. Halil Çerreti (Yugo – Prizreni) +14.655

 

Klasa II

  1. Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 3.42:566
  2. Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +16.603
  3. Dukagjin Mataj (Zastava 128 – Gjakova 137) +49.277

 

Klasa III

 

  1. Besnik Çitaku (Opel Corsa – Prishtina RCP) 3.44:039
  2. Burim Asllani (Suzuki – Ferizaj) +02.265
  3. Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) +30.955

 

Klasa IV

 

  1. Premtor Taraku (Honda – Prishtina RT) 3.28:830
  2. Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) +00.563
  3. Gaspër Kaçinari (Yugo – HCR Gjakova) +04.859

 

Klasa V

  1. Faton Rama (Renault – Prishtina RT) 3.33:287
  2. Rexhep Bytyçi (Peugeot – Ferizaj) +07.005
  3. Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +11.466

 

 

 

Klasa VI

  1. Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) 3.34:258
  2. Leonit Thaçi (Seat – HCR Gjakova) +08.452
  3. Senahid Bytyçi (BMW – Prizreni) +20.368

 

Klasa VII

  1. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 3.23:541
  2. Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +06.847
  3. Art Gjoka (Seat – Gjakova 137) +11.850

 

Klasa VIII

  1. Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) 3.27:114
  2. Visar Mullazenuni (Golf – Gjakova 137) +11.425
  3. Besart Pruthi (Opel Omega – Gjakova 137) +21.425

 

Klasa IX

  1. Blerand Hasanaj (Opel Kadet – DTM) 3.06:728
  2. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) +06.539
  3. Mitat Vuçitërna (Audi – Rahoveci) +13.594

 

Klasa X

1.Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3.02:092

 

Plasmani i përgjithshëm

  1. Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3.02:092
  2. Blerand Hasanaj (Opel Kadet – DTM) +04.636
  3. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) +11.175

 

/Telegrafi/

Exit mobile version