Site icon Telegrafi

Perotti: Vendi i dytë nuk është në duart e Romës

Diego Perotti e ka lëvduar paraqitjen e Romës në triumfin prej 4-1 kundër Lazios në derbin e kryeqytetit, mirëpo mendon se pozita e dytë nuk varet nga skuadra e tij.

Giallorossët janë afruar në vetëm katër pikë me Napolin që mban vendin e dytë në tabelë, por 27-vjeçari thotë se kualifikimi direkt në Ligën e Kampionëve nuk është në duart e tyre.

“Jam i kënaqur, bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Derbi nuk është asnjëherë i lehtë për t’u luajtur”.

“Vendi i dytë? Po mendoj për ndeshjen e radhës dhe çfarë ka për të ndodhur do të ndodhë”.

“Nuk varet vetëm nga ne. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen e drejtpërdrejtë dhe pastaj të shpresojmë se ata do të bëjnë gabime”, ka deklaruar Perotti për Rai Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version