Sulmuesi i Romës, Diego Perotti, ka folur pas barazimit ndaj Bolognas me rezultat 1-1.
Anësori argjentinas ka thënë se ata ishin të fat, por se merituan fitoren.
“Na mungoi fati. Kemi krijuar raste, ishim shumë herë afër portës kundërshtare, por nuk ishim konkret”.
“Në pjesën e dytë kemi luajtur shumë më mirë, e kemi merituar fitoren. Totti? Kur ai është në fushë kundërshtarët e ndjejnë ndikimin e tij”.
“Vendi i dytë? Nuk varet nga ne, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Tani ne mendojmë për të fituar kundër Atalantas”, ka thënë Perotti. /Telegrafi/