Mediat spanjolle kanë raportuar se gjendja e Fernando Torresit është e mirë.
Sulmuesi spanjoll pësoi një lëndim të rëndë në ndeshje ndaj Deportivo La Corunas duke rënë në tokë pa ndjenja.
Pas këtij lëndimi, Torres u dërgua me urgjencë për në spitalin më të afërt.
Megjithatë, pak pa mbërritur në spital, sulmuesit spanjoll i ka ardhur vetëdija, teka gjendja e tij është e mirë, transmeton Telegrafi.
Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Torres ka biseduar me të pranishmit në spital, por do të qëndroj i shtrirë sonte dhe nën vëzhgimin e mjekëve. /Telegrafi/
Edhe mediumi tjetër spanjoll Radio Estadio ka konfirmuar gjendjen e mirë të Torresit duke shkruar: “Lajm i mirë: Torres po transferohet për në spital, ai tani është i vetëdijshëm dhe po flet”. /Telegrafi/
https://twitter.com/lyallr/status/837422146045497344