Site icon Telegrafi

Përmirësimi i shërbimeve kadastrale në Viti – Fokus i të drejtës së trashëgimisë për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara

Komuna e Vitisë njofton se është bërë pranim-dorëzimi i Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale.

Në njoftim, bëhet e ditur se përmes këtij bashkëpunimi, do të punohet në rritjen e kapaciteteve të stafit, përmirësimin e infrastrukturës, avancimin e teknologjisë për një ofrim më të lehtë të shërbimeve, dhe prioritizimin e të drejtës së trashëgimisë për grupet e përjashtuara shoqërore, veçanërisht gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, kryetari Haliti, ka falënderuar USAID-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Vitisë dhe me këtë rast, ai theksoi se ky plan është shumë i rëndësishëm dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe gjithëpërfshirjen në ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët vitias.

“Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar për të siguruar që shërbimet kadastrale të jenë të pranueshme dhe të barabarta për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version