Një nga monumentet më të rëndësishme të historisë në Komunën e Gjakovës, Kulla e Sylejman Vokshit, aktualisht është duke iu nënshtuar një procesi të restaurimit, proces ky që për qëllim ka ruajtjen dhe promivimin e trashëgimisë kukturore të qytetit të Gjakovës.
Ky objekt pasqyron një vlerë të veçantë historike dhe kulturore pasiqë dikur, kjo ishte edhe rezidenca në të cilën qëndronte patrioti Sylejman Vokshi, që njëkohësisht ishte edhe një nga figurat kyqe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Sipas Zyrtarëve nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore punimet për restaurimit e kullës së Sylajman Vokshit kanë filluar në shkurt të vitit 2025, projekt i cili po zhvillohet me një vlerë prej 237 mijë euro, dhe kohëzgjatja e këtij projekti pritet të zgjasë 10 muaj, duke synuar që objekti të kthehet në një gjendje sa më të mirë dhe të ruaj vlerat e tij historike dhe ato arkitekturore.
Theksojmë që ky objekt i cili ka një rëndësi të madhe historike dhe kulturore është ndërtuar në shekullin XVIII. /Telegrafi/