Kastriot Rexha ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram (Instastory), duke bërë me dije se Drita po rikthehet në Kosovës.
Autoritetet zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n morën vendim që kampioni i Kosovës mos të luajë kundër Linfieldit në parakualifikimet e Ligës së Evropës.
Pasi disa lojtarë të Dritës rezultuan pozitiv me COVID-19, autoritet e shëndetësisë në Zvicër morën vendim që përballja mos të luhet, derisa raporti mjekësor ishte kontrovers.
Derisa Fidan Gerbeshi e Bujar Shabani kishin rezultuar pozitiv me coronavirus, pas vetëm dy ditësh nga testimet e bëra nga autoritetet zvicerane, dyshoj kishin falë negativë.
Por, nga testimi i bërë së fundmi, Hamdi Namani kishte rezultuar pozitiv, një raport që ka shkaktuar mjaftë dyshime për korrektësinë e autoriteteve helvetike.
UEFA ende nuk ka lëshuar njoftim zyrtar për rezultatin e ndeshjes, mirëpo me rikthimin e Dritës në Kosovë, nënkupton se Linfieldit e ka fituar përballjen në tavolinë (3-0). /Telegrafi/