Site icon Telegrafi

Përmes fondeve të IPA II, mund të përfitojnë komunat dhe bizneset

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka vizituar komunën e Kamenicës ku është takuar me kryetarin e Komunës, Begzad Sinani.

Ahmetaj shprehu kënaqësinë dhe përgëzoj kryetarin Sinani për punën e deritanishme, në veçanti për efikasitetin në investimet kapitale dhe nxitjen e zhvillimit të bizneseve të reja.

“Është për tu vlerësuar dhe të merret si model nga komunat tjera, fakti që kryetari Sinani ka promovuar gratë me pozita kyçe në komunën e Kamenicës. Në vazhdim të vizitës time, pata rastin të takohem me ndërmarrës dhe të rinj të këtij qyteti, të cilët i njoftova për mundësitë e tërheqjes së fondeve dhe studimeve jashtë vendit. Përmes fondeve të IPA II, programeve të Bashkimit Evropian dhe skemave të bursave mund të përfitojnë komunat, bizneset, të rinjtë, shoqëria civile dhe komunitete tjera”, tha ajo.

Ndërkohë, kryetari Sinani fillimisht falënderoi Ministren Ahmetaj për vizitën, duke shprehur lartë që komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe lokal është i domosdoshëm në përmirësimin e jetës se qytetarëve.

Ai shprehu gatishmërinë për më shumë përkushtim në tërheqjen e fondeve dhe pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Evropian.

Ministrja Ahmetaj shtoj se vizita në komunën e Kamenicës por edhe vizitat në komunat tjera, kanë për qëllim komunikimin dhe shpalosjen e mundësive të cilat Ministria e Integrimit Evropian ofron.

Duke e ditur rëndësinë e zhvillimit të komunave, potencialin real që kanë për zhvillim, si Ministre e Integrimit Evropian jam e vendosur që të jap kontributin tim në përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version