Mino Raiola shkaktoi disa polemika të premten pasi sugjeroi në një intervistë se Erling Haaland do të shkonte vetëm te Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich ose Manchester City.
Haaland është duke shkëlqyer tash e tri sezone në futbollin evropian, teksa shumë klube të mëdha kanë bërë që të duan transferimin e yllit të Borussia Dortmund.
Agjenti i Haaland, Raiola i shtoi zjarr benzinës në lidhje me të ardhmen e sulmuesit, duke përmendur katër klube të mëdha evropiane si destinacione të mundshme të lojtarit gjatë verës.
Ai gjithashtu tha se ishte e mundur që sulmuesi mund të largohej nga Dortmund këtë verë që vjen, por agjenti tani ka dhënë një deklaratë sqaruese për ato komente.
“Dua të sqaroj vijimin në lidhje me intervistën për Sport1. Katër klubet që përmenda për të ardhmen e Haaland ishin vetëm një shembull për të thënë se, kur ai të largohet, ai do të shkojë në një nga 15 klubet më të mira evropiane”.
— RAIOLA (@MinoRaiola) December 11, 2021
“Tani fokusi i Erling është vetëm te futbolli, nuk ka negociata me asnjë klub”.
“Dhe unë ripohoj atë që thashë – nuk është një gjë e sigurt që ai do të largohet këtë verë, ndoshta do të jetë në atë pas kësaj”, ka shkruar Raiola në profilin e tij privat në Twitter. /Telegrafi/