Përmbytjet masive në Kinën qendrore të shkaktuara nga reshjet rekorde, kanë lënë të vdekur 12 persona; ndërkohë, më shumë se 100 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, disa qytete në provincën Henan, përfshirë dhe kryeqytetin e tij provincial Zhengzhou janë prekur nga këto përmbytje.
Pamjet të cilat qarkullojnë në internet tregojnë njerëzit që lëvizin në rrugë dhe në stacione treni, me nivele të larta të ujit në gjoks.
Presidenti Xi Jinping deklaroi të mërkurën se “situata e parandalimit të përmbytjeve ishte shumë e rëndë”, dhe në një “fazë kritike”.
7月20日晚,郑州暴雨地铁5号线一车厢多人被困,水位淹过肩膀。根据郑州地铁晚上发布的消息,受持续暴雨影响,郑州地铁全线网车站已暂停运营服务,消防人员正在救援。 pic.twitter.com/wCiz7TGhki
— The Paper 澎湃新闻 (@thepapercn) July 20, 2021
Provinca Henan, shtëpia e rreth 94 milionë njerëzve, ka lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit të motit. Autoritetet lokale i quajtën pëmbytjet ngjarje “një herë në 100 vjet”.
Shiu filloi gjatë fundjavës, me stuhi të intesifikuara të martën.
Të martën gjatë mbrëmjes, Zhengzhou dhe vende të tjera në provincën Henan panë përmbytje të përhapura.
Kishte raportime në internet për njerëz të vërshuar nga ujërat e përmbytjes që lëviznin me shpejtësi. /Telegrafi/