Njeriu i bllokuar brenda tunelit u shpëtua në Uttarakhand të Indisë
Punëtorët e urgjencës kanë shpëtuar një burrë i cili ishte bllokuar brenda një tuneli pas përmbytjes në veri të shtetit indian.
Përmbytja u shkaktua nga shembja e një dige të goditur nga një akullnajë, raporton bbc.
Dhjetra njerëz janë zhdukur dhe deri më tani janë raportuar edhe zyrtarisht se kanë vdekur dy persona.
“Numri aktual nuk është konfirmuar ende, por 100 deri në 150 njerëz vlerësohen të vdekur”, tha për Reuters, Om Prakash sekretari kryesor i shtetit Uttarakhand, ku edhe ndodhi incidenti. /Telegrafi/
ITBP men rescue a trapped man near Tapovan, Joshimath Uttarakhand, where 16 to 17 persons reported trapped inside a tunnel after a devastating flood in #Dhauliganga #Uttarakhand occurred.
3 teams and more than 250 ITBP personnel are deployed in the rescue mission. pic.twitter.com/Q4qaTCZmjB
— Jammu-Kashmir Now (@JammuKashmirNow) February 7, 2021