Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë raportuar si të zhdukur në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh.
Vendin e kanë goditur shira të mëdha që nga e enjtja, duke shkaktuar përmbytje në të paktën pesë rrethe.
Numri i të vdekurve u rrit në 17 kur një ndërtesë u shemb, duke shkaktuar edhe tri viktima të tjera.
Së fundi janë shpëtuar dhjetë persona të bllokuar nën rrënoja, por dy po konsiderohen ende të zhdukur.
Gjatë ditës së djeshme (e premte), disa njerëz mbetën të vdekur pasi përmbytjet e mëdha përmbytën një autobus, i cili po bartte disa pasagjerë. /Telegrafi/
Massive #floods in #Chittor district of #AndhraPradesh, India#HeavyRains #Floods pic.twitter.com/FlezRTH7fh
— Chaudhary Parvez Ahmed (@ChParvezAhmed) November 20, 2021