Site icon Telegrafi

Përmbytet anija në detin Egje, të paktën dy viktima

Edhe një anije përmbytet dhe sërish kemi viktima të emigrantëve.

Të paktën dy persona u vranë mbrëmë dhe 57 u shpëtuan kur një varkë me emigrantë u përmbys në ishullin grek të Paros në Detin Egje, tha Roja Bregdetare.

Autoritetet kryen një operacion kërkim-shpëtimi në veriperëndim të ishullit Paros, për shkak të mbytjes së tretë të anijes në ujërat greke këtë javë.

Forcat ajrore dhe detare janë vendosur në zonë, tha roja bregdetare greke, dhe sipas një raporti të AKSH-së greke, 80 persona besohet të kenë qenë në bordin e anijes, e cila u përshkrua si një varkë me vela, ndërsa rrethanat në të cilat u përmbys janë të paqarta.

Lexo po ashtu Greqi, 11 emigrantë mbetën të vdekur pas përmbytjes së një anije

Më herët, autoritetet greke njoftuan se nxorën 11 trupa nga vend tjetër pas përmbytjes së anijes. /Telegrafi/

Exit mobile version