Site icon Telegrafi

Përmbyset tankeri në brigjet e Japonisë, humbin jetën shtatë persona

Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një anije tanker që lundronte me flamurin e Koresë së Jugut, është përmbysur në brigjet e Japonisë, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë dy anëtarë tjerë të ekuipazhit, ku njëri prej tyre ishte me vetëdije e gjendja shëndetësore e tjetrit mbetet e panjohur, kanë bërë të ditur nga rojet bregdetare japoneze, transmeton Telegrafi.

Operacioni i shpëtimit akoma po vazhdon pasi dy persona tjerë po konsiderohen të zhdukur. Anija fillimisht kishte raportuar ë radiolidhje për disa probleme gjatë ankorimit si pasojë e motit të ligë.

Anija tanker po transportonte kimikale të ndryshme ndërsa autoritetet në qytetin japonez Shimonoseki në jugperëndim të vendit, kanë bërë të ditur se do të njoftojnë opinionin për çdo të re.

Mediat japoneze raportojnë se anija përbëhej nga një ekuipazh me shtetësi të ndryshme, dy koreanë, tetë indonezianë dhe një kinez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version