Site icon Telegrafi

Përmbyllja e kontratës për rregullimin e problemeve infrastrukturore, pamundëson sanimin e gropave nëpër disa zona të Komunës së Gjakovës

Problemet që kanë të bëjnë me dëmtinin e infrastrukturës janë shqetësimet më të shpeshta që raportohen nga banorët e komunës së Gjakovës.

Së fundmi në problem që ka të bëjë me një gropë në rrugë është raportuar përmes platformës Ndreqe.com, gropë e cila gjindet në hyrje të rrugës për Çabrat, më saktësisht në afërsi të rrethit “Agron Rama”.

Ndërsa një problem i vazhdueshëm që po raportohet nga banorët e Komunës së Gjakovës, më saktësisht banorët e fshatit Firzë, është dëmtimi i rrugës “Nikollë Kaçorri”, më saktësisht hyrja në shtegun e Shkugëzës që gjindet në këtë fshat.

Theksojmë që ditë më parë Telegrafi kishte kontaktuar me zyrën për informim në Komunën e Gjakovës, për të pyetur se kur pritet të bëhet sanimi i këtyre problemeve që raportohen vazhdimisht nga qytetarët, dhe ata në përgjigjjen e tyre kishin thënë që kontrata e ekzistuese për sanimin e rrugëve – gropave me asfalt është përmbyllur në tërësi.

“Kontrata ekzistuese për sanimin e rrugëve – gropave me asfalt është përmbyllur në tërësi, prandaj pasi të zhvillohen procedurat e prokurimit për kontratë të re dhe të kemi një operator ekonomik të kontraktuar do të intervenohet në sanimin e tyre.”

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi

Exit mobile version