Telegrafi

Përmbyllet me sukses Social Innovation Camp Kosovo

Eventor një platformë që sjellë para studentëve mundësitë për bursa, trajnime, ngjarje, konferenca, punë, praktikë, etj, ishte prezantimi i parë të cilën e përzgjedhi juria e Social Innovations Camp si një prej projekteve më të mira.

Projekti i radhës Plastick, ideja prapa së cilës ishte qëllimi për ruajtjen e ambientit dhe ngritjen e fondeve, solli një koncept interesant drejt tërheqjes së vëmendjes së opinionit për të ruajtur ambientin, por edhe për të mbështetur një inciativë që me të hollat nga riciklimi të blihen shkopinjë për persona të verbër.

eBus, një sistem për transportin publik në Kosovë, ishte një tjetër inicativë e të rinjëve për të përmirësuar sado pak infrastrukturën e transportit publik në Kosovë, duke shfrytëzuar teknologjinë e ueb-it dhe aplikacioneve për telefonë.

Për të rritur vetëdijen rreth kancerit të xhirit, u prezantu një projekt tjetër që përmes teknologjive më të reja, dëshiron të depërtojë tek të gjithë përdoruesit dhe të ngrisë vetëdijen mbi rrezikun e kancerit të gjirit.

Kaplexo, një platformë online që lejon njerëzit të shkëmbejnë libra ishte prezantimi i pestë, e që kishte një mision të veçantë për komunitetin e Kosovës, pra për të nxitur ata që të lexojnë më shumë dhe të shkëmbejnë këtë dije qoftë përmes formës digjitale apo asaj fizike. Ky projekt gjithashtu u shpall si një prej ekipeve fituese.
Ekipi i fundit për prezantim ishte LotSpot, një aplikacion mobil dhe aplikacion për ueb, që sjell mundësinë që përdoruesit të etiketojnë një vend të lirë parkingu, në mënyrë që njerëzit tjerë të mund ta shfrytëzojnë fillimisht në Prishtinë, ndërsa më pas edhe në qytete tjera, kurse gjatë prezantimit ata demonstruan edhe një prototip të këtij aplikacioni.

Në fund paneli i jurisë, vendosi që projektet: Eventor, Kaplexo dhe LotSpot të shpallen fituesit e Kampit për Inovacion Social, ndërsa për fituesit u ofruan 2,000 euro si shumë fillestare dhe 250 euro për zhvillim profesional të ekipeve nga IPKO Foundatio. Kampi për Inovacion Social në Kosovë u organizua nga Laboratori për Inovacion I UNICEF-it në Kosovë (UNICEF Innovations Lab Kosovo), Social Innovation Camp UK dhe Zyra e UNNICEF-it në Kosovë, ndërsa është mbështetur nga Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë dhe IPKO Foundation. Partnerë medial të kësaj ngjarjeje ishin: Telegrafi.com, Digjitale.com dhe Klan Kosova.