Site icon Telegrafi

Përmbyllet edicioni i pestë i festivalit “Art Skena Egjiptiane” në Gjakovë

Në kuadër të Ditës Nacionale të Komunitetit Egjiptian, nën organizimin e organizatës “Prosperiteti” në Gjakovë nga data 18 qershor është mbajtur festivali “Art Skena Egjiptiane” festival i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Gjakovës,  Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim.

Në ceremoninë e mbylljes së edicionit të 5-të të këtij festivali u dha performanca artistike e poçarisë nga poçari i mirënjohur Luan Qukani, si dhe u shfaq ekspozita e fotografive dhe vizatimeve me laps nga Benjamin Morina, Endi Kukaqi dhe Serja Bala.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse të këtij festivali më mirënjohje u nderuan bashkëpunëtorët e këtij festivali, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në fushën e rinisë, kulturës, muzikës, sportit, arsimit, mediave, e po ashtu edhe veprimtarët që nuk janë më në mesin tonë që kanë kontribuar si Kapllan Kershi dhe Petrit Llugagjia (Post Mortumm).

Të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të festivalit “Art Skena Egjiptiane” të pranishëm ishin ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, Fridon Lala deputet nga komuniteti Egjiptian në Parlamentin e Kosovës, si dhe Elisabeth Goëing, këshilltare e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version