Site icon Telegrafi

Përmbushja dhe njohja e problemeve të grave – Teatri i Gjilanit sjell dramën “Fefu dhe shoqet e saj” me përspektivë feministe

Shfaqja mysafire “Fefu dhe shoqet e saj” do të luhet sonte në teatrin e qytetit të Gjilanit.

Në një njoftim të teatrit, “Fefu dhe dhoqet e saj” thuhet se është një dramë e fuqishme me një përspektivë feministe.

Gjithashtu, në njoftim theksohet se kjo shfaqje vjen si reflektim i nevojës për përmbushje dhe njohje të problemeve të grave, të përbashkëtës dhe dallimeve të tyre.

“Fefu dhe Shoqet e Saj’’ është një pasqyrë e gruas moderne, që tenton të hedhë dritë mbi errësirën që shoqëria e ka krijuar në favor të patriarkatit. Përkundër ndryshimeve, këto gra do të jenë zë i revoltës ndaj shtypjes së vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo dramë është e shkruar nga Julies Aaron dhe Maria Irene Fornes, e cila vjen si produksion i Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me regji të Arlinda Morinës – Likit./Telegrafi/

Exit mobile version