Telegrafi

Përmbledhje e paraqitjeve të Lisandro Martinez te United, dëshmojnë se ai ka qenë transferimi më i qëlluar ndër vite te Djajtë e Kuq

Një përmbledhje e paraqitjeve mahnitëse të Lisandro Martinez te Manchester United tregon se ai ka qenë kolosal në mbrojtje këtë sezon.

Argjentinasi kaloi te Djajtë e Kuq për 55 milionë euro në afatin kalimtar të verës së këtij viti nga Ajaxi.

Ai ishte një nga objektivat kryesore të transferimit të Erik ten Hag pas emërimit të tij dhe mbrojtësi i quajtur ‘The Butcher’ nuk ka zhgënjyer.

Martinez ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha garat dhe tashmë është bërë një nga lojtarët kryesorë të Ten Hag.

Kjo pavarësisht shqetësimeve të ngritura për gjatësinë e tij, me Jamie Carragher që pretendon se është shumë i vogël për të luajtur në Ligën Premier.

Por, 24-vjeçari i ka heshtur kritikët e tij duke dhënë performanca të shkëlqyera në mbrojtje.

Një përmbledhje e paraqitjeve të tij deri më tani te Djajtë e Kuq tregon se ai ka qenë një nënshkrim i jashtëzakonshëm.

Kjo tregon se ai është komandues dhe i pandalur, duke theksuar duelin e tij me Mohamed Salah kundër Liverpoolit .

Këmbëngulja e tij është e dashur nga tifozët e Man United pas përplasjeve të tij me lojtarë si Mason Mount dhe Harry Kane.

Videoja tregon gjithashtu gamën e tij të pasimeve dhe komoditetin e tij në top. /Telegrafi/