Derbi i zjarrtë i Romës nuk ka mundur të përfundoj pa përleshje.
I gjithë eskalimi i situatës ndodhi pas golit të parë të shënuar nga mesfushori holandez, Kevin Strootman.
Holandezi pas festës provokoi futbollistët e Lazios të cilët ishin në nxehje, ku edhe e lagu me ujë mesfushorin italian të vendasve, Danilo Cataldi.
Pas kësaj italian u mundua t’i qëroj hesapet me të, duke e kapur në qafe dhe duke e tërhequr për fanella, çka shkaktoi edhe tollovi të madhe në mes dy skuadrave.
Ishte gjyqtari kryesor i takimit, Luca Banti, i cili qetësoi gjakrat, duke ndëshkuar Cataldin me të kuq, teksa Strootmanin me të verdhë pas festës së ekzagjeruar. /Telegrafi/
Cataldi sent off from the bench… #DerbydellaCapitale pic.twitter.com/hZfehkpMAX
— Serie A News (@TransfersCalcio) December 4, 2016