Site icon Telegrafi

Përleshje mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre maqedonas në ndeshjen ndërmjet Vardarit dhe Renovës (Video)

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Renovës është shoqëruar me incidente. Si pasojë e incidenteve, Fisnik Nuhiu dhe Muhamed Useini janë ndëshkuar me kartonë të kuq.

Vetëm një gol u realizua në atë sfidë që ishte i dyshimtë për pozitë jashtë.

Nga klubi tetovar kanë bërë të ditur se e gjithë ndeshja ishte shoqëruar me ofendime në baza racore kundrejt shqiptarëve.

“Fyerje në baza nacionale gjatë gjithë ndeshjes, një gol i shënuar nga pozita jashtë loje dhe shumë padrejtësi tjera!”.

“Pas përfundimit të ndeshjes, për shkak të protestave dhe një përleshje me lojtarët e Vardarit, Fisnik Nuhiu dhe Muhamed Useini janë ndëshkuar me kartonë të kuq”, thuhet në një postim të Renovës në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version