Në disa pamje të publikuar në rrjetet sociale është parë një përleshje ndërmjet disa personave.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të realizuara pak ditë më parë.
Siç thuhet më tej, ato kanë filmuar një përleshje masive mes dy grupeve kinezë.
Sipas informacioneve jozyrtare, gjithçka ka ndodhur në qytetin Bor të Serbisë, përballë varrezave lokale.
https://twitter.com/zoranceran2/status/1553805899738890243?s=20&t=xKuGx5FzwT6xv5OFGXauxQ
Deri më tani nuk dihen motivet e konfliktit, por në konfrontim masiv kanë marrë pjesë rreth njëzet persona.
Disa prej tyre madje kanë përdorur edhe mjete të forta.
Edhe pse gjithçka dukej shumë dramatike, thuhet se askush nuk u lëndua rëndë. /Telegrafi/